Vetëm kalimtar

Fakti 1 – Çdo gjë në këtë botë është e përkohshme Çdo gjë përreth nesh është duke u prishur, duke vdekur, e duke i ardhur fundi. Bukuria është vetëm e përkohshme. Forca e trupit është vetëm e përkohshme. Gjërat që duken janë vetëm për një kohë. A nuk do zgjohesh e të kuptosh se gjërat për të cilat po jeton janë vetëm të përkohshme?

Kënaqësive dhe argëtimeve, biznesit dhe fitimeve të tua, së shpejti do t’u vijë fundi, bashkë me të gjitha gjërat mbi të cilat ti ke vënë zemrën dhe mendjen. Këto gjëra nuk mund t’i marrësh me vete. Bota po shuhet. A nuk do dëgjosh çfarë Perëndia ka thënë? Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë. (Bibla, 1 Gjoni 2:17).

Fakti 2 – Gjërat në botën e ardhshme janë të përjetshme Bota e përtejme është krejt ndryshe nga kjo botë. Ato që nuk shihen janë të përjetshme. Është pothuajse e pamundur për mendjet tona të arrijnë të kuptojnë këtë gjë. Por Bibla flet rreth saj, ndaj ne duhet ta dëgjojmë.

Fakti 3 – Fati ynë në përjetësi varet nga çfarë ne jemi tani Nuk duhet të harrojmë se kjo jetë është një kohë prove për të gjithë ne. Çdo ditë ne mbjellim farë që do rritet e do japë fryt. Bibla thotë: ç’të mbjell njeriu, atë edhe do të korrë (Bibla, Galatasit 6:7).

Atë që mbjellim në këtë jetë, do e korrim pas vdekjes përjetësisht. Duke ditur këtë, me sa kujdes duhet ta harxhojmë kohën tonë! Mos harro se orët dhe ditët, javët dhe vitet, po grumbullohen drejt një realiteti të përjetshëm. Kujtoje këtë sa herë të jesh i tunduar të bësh të keqen.

Satani do pëshpërisë: “Ky është vetëm një mëkat i vogël. S’do të të gjejë asgjë e keqe. Të gjithë e bëjnë”. Por ti duhet të konsiderosh tundimin nën dritën e pasojës që ka në përjetësi.

Përfundimi

1. Së pari, si po e përdorni kohën tuaj? Jeta është shumë e shkurtër dhe e pasigurt. Shumë shpejt do marrë fund, përgjithmonë. Çfarë po bën për shpirtin tënd të pavdekshëm? Po humbet kohën kot, apo po tregohesh i zgjuar me të? A po përgatitesh të takosh Perëndinë?

2. Së dyti, ku do e kalosh ti përjetësinë? Përjetësia shpejt – shumë shpejt – po vjen tek ju. Ku do të jesh ti? A do jesh në mes të të humburve apo të shpëtuarve? Mos ki paqe gjersa shpirti yt të jetë i sigurt! Është gjë e frikshme të vdesësh i papërgatitur, dhe të biesh në duart e Perëndisë të gjallë.

3. Së treti, a dëshiron të shpëtohesh? Atëherë kërko Krishtin, dhe beso në të. Shko tek ai kështu siç je. Kërkoje tani gjersa gjendet. Thërrite tani që është afër. Pendohu, beso, dhe shpëtohu, përpara se dera të mbyllet e gjykimi të fillojë. Tani është koha të besojmë në Krishtin, dhe të fitojmë jetën e përjetshme.

Tani është koha të kthehemi nga errësira në dritë. Nëse e lëmë këtë botë pa u penduar e besuar në Krishtin, do mësojmë se do kish qenë më mirë të mos kishim lindur aspak. Në varr nuk ka pendim. Nuk ka kthim pas vdekjes.

4. Së katërti, a dëshiron të jesh i lumtur? Atëherë mbahu fort pas Krishtit. Ndiqe me të gjithe zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tënde. Nëse vepron kështu, do kesh paqe të madhe ndërsa kalon përmes kësaj bote duke ditur që po shkon në një banesë të përjetshme, në qiell, që nuk është bërë nga dorë njeriu (Bibla, 2 Korintasit 5:1).

(Artikull nga Gazeta Mesazhi 2)