Të lindurit sërisht

Mike Brown

ISBN:

Përshkrimi

Kjo broshurë është përgatitur nga disa predikime mbajtur në Kishën Ungjillore të Korçës dhe në takimet publike në Ersekë. Qëllimi i saj është ta shpjegojë atë që Dhiata e Re na mëson mbi çështjen e të lindurit sërish. Zoti Jezu dhe apostujt e bënë të qartë në mësimet e tyre se ishte fakt që për t’u bërë besimtar i vërtetë njeriu duhet të lindë sërish. Na mësojnë gjithashtu se kjo rilindje është e mundshme nëpërmjet veprimit dhe fuqisë së Perëndisë Frymë e Shenjtë dhe Fjalës së Perëndisë. Bibla, gjithashtu, na e bën të qartë se e vetmja shpresë e sigurtë për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm në jetën e individit dhe, për rrjedhojë, më pas, edhe në jetën e kombeve tona, është të përjetosh një rilindje të tillë. Për këtë arsye, kjo broshurë u kushtohet të gjithë vëllezërve dhe motrave në Trupin e Krishtit dhe në Kishën Ungjillore të Shqipërisë, të cilët kam pasur kënaqësinë t’i njoh gjatë këtyre tri viteve të fundit.

.Mobi

Shkarko versionin për Kindle Amazon

.PDF

Shkarko pdf për të gjitha pajisjet elektronike

.ePub

Shkarko versionin për lexuesit eBook të formatit .ePub.

10 Shishe Qumësht

Autori: C. E. Tatham

ISBN:

Info: Në këtë libër do të pëlqenim të shpjegonim thjesht dhe qartë disa prej të vërtetave më të mëdha të cilat duhet t’i dimë dhe kuptojmë në qoftë se dëshirojmë të rritemi në jetë si besimtarë. Pjetri tha se këto të vërteta janë si qumësht i pastër shpirtëror (1Pjetri 2:2). Besimtarët e vërtetë kanë hyrë në familjen e Perëndisë nëpërmjet punës së Shpirtit të Shenjtë dhe Fjalës së Perëndisë (Gjoni 3:5, 1Pjetri 1:23). Zoti At dëshiron që ata të mësojnë gjithnjë e më shumë për të vërtetën. Në fillim ata janë si fëmijët, por Zoti dëshiron që të rriten dhe zhvillohen si djelmosha e më pas si baballarë (1Gjoni 2:12-14).

Eshtë me shumë rëndësi që të lexoni me shumë kujdes të gjitha vargjet e përmendura në këtë libër dhe t’i kërkoni Zotit t’ju ndihmojë për ta kuptuar. Atëhere do të përfitoni shumë nga studimi juaj.

Dhjetë Shishe Qumësht për Besimtarët e Rinj

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)

Dashtë Perëndia

Autori: John Flavel

ISBN:

Info: “Unë do t’i thërras Perëndisë, Shumë të lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.”Psalm 57:2
Ka dy mënyra me të cilat Perëndia shfaq Veten e Tij ndaj meje – me fjalën e Tij dhe me veprat e Tij. Lavdia e madhe e veprave të Perëndisë në krijimin dhe providencën (përkujdesjen) qëndron në faktin se ato konfirmojnë atë që Ai ka thënë në fjalën e Tij të Shkruar.
Është kënaqësi e madhe të vëzhgosh providencën (përkujdesjen) për njerëzit e Perëndisë. Providenca jo vetëm i çon ata në parajsë, por gjithashtu, gjatë rrugës, sjell parajsën në shpirtrat e tyre. Perëndia më i mençur po i udhëheq të gjithë me providencën e Tij drejt portit të lavdërimit të Tij dhe lumturisë së njerëzve të Tij, megjithëse e gjithë bota është kaq shumë e zënë me drejtimin e velave duke tërhequr lopatat me një synim krejt të kundërt. Sa e madhe është kënaqësia, kur sheh se si bota bën të zbatohen qëllimet e Perëndisë duke u përpjekur t’i kundërshtojë ato; të kryhet vullneti i Tij duke u përpjekur t’i rezistojë atij; dhe të zmadhohet kisha e Tij, duke u përpjekur për ta shpërndarë atë.
Ka disa gëzime në jetën e Krishterë të cilat janë aq të mëdha sa s’mund të përshkruhen. Këto janë kënaqësitë e studimit të providencës në jetën tënde. Provoje vetë; shijoje dhe shikoje. Nuk do të duhet t’jua thonë këtë të tjerët. “Unë do t’i therras Perëndisë, Shumë të lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua” (Psalm 57:2).
Kur Davidi bëri lutjen e cituar më sipër nga Psalm 57, ishte në rrezik të vritej nga mbreti Saul (1 Samueli 24:1,2). Perëndia iu përgjigj kërkesës së Davidit duke e nxjerrë shëndoshë e mirë nga rreziku. Perëndia gjithmonë u përgjigjet lutjeve të fëmijëve të Tij. Këtë veprim të Perëndisë në të gjitha momentet e jetës sonë, si në gjërat e vogla, ashtu edhe në të mëdhatë, ne e quajmë “providencë”. Përvoja e kaluar e Davidit me përkujdesjet e Perëndisë ndaj tij i dha atij shpresë dhe fuqi për t’i thirrur Perëndisë në rrezikun e tij. Kështu, në ditët tona, të Krishterët duhet të mendojnë për mënyrën si Perëndia ka punuar për ta në të kaluarën, kështu besimi dhe shpresa e tyre do të bëhen më të fuqishme.
Por njerëzit e Perëndisë nuk mund ta kuptojnë gjithçka që ndodh me ta gjatë rrugës për në parajsë. Megjithëse Pjetri nuk e dinte se çfarë po i bënin kur Krishti i lau këmbët, atij iu tha se gjithçka do t’i bëhej e qartë më vonë (Gjoni 13:7). Kur të mbërrijmë në parajsë, do të shohim se jo vetëm që është një vend i bukur, por plus kësaj edhe bukurinë e rrugës me anë të së cilës kemi ardhur. Është njësoj si të shohësh pjesët e ndryshme të një ore. Fillimisht shohim pjesë të veçanta dhe pastaj shohim të gjithë orën të montuar bashkë, tani secila pjesë është duke punuar më gjithë të tjerat. Sa e këndshme do të ishte të shihje, në një shikim, të gjithë planin e përkujdesjes dhe arsyen e saktë për çdo veprim të Perëndisë. Megjithëse pamja jonë e tanishme është kaq e varfër në krahasim me pamjen që do të kemi nga parajsa, prapë ka kaq shumë ëmbëlsi në të sa mund ta quaj atë një parajsë e vogël.

Dashtë Perëndia

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)