eLibraria

Shpëtimi i Shtjelluar

john murray

ISBN: 9789928104540

Përshkrimi

Predikimi është detyrë shumë serioze – është punë e Perëndisë, dhe kushdo që del në foltore apo në një qoshe rruge flet në emër të Perëndisë kur predikon Fjalën e Perëndisë (Shkrimet e shenjta) dhe lajmin e mirë të ungjillit. Mirëpo a e bëjnë gjithmonë mirë këtë detyrë? A janë të pajisur siç duhet, pra, jo vetëm të kenë natyrë të rilindur dhe pasion për shpirtrat, por edhe të kuptojnë sesi vdekja e Jezu Krishtit është në gjendje të na shpëtojë dhe cilat janë efektet e saj për mëkatarin e shpenguar? Kur njeriu kthehet në besim, jo vetëm që i pastrohet zemra dhe i falen mëkatet, por i ripërtërihet edhe mendja (Rom. 12:1-2). Kjo do të thotë se i kthyeri në besim tani e sheh botën nga një këndvështrim i ri, ndërsa veprën e ungjillit e shikon me dashuri dhe falënderim. Ky libër do ta ndihmojë lexuesin së tepërmi për të kuptuar më mirë planin shpëtues të Perëndisë. Libri i profesor Xhon Marrit (John Murray) do t’i ndihmojë predikuesit që të predikojnë më mirë. Kjo do të ndodhë për shkak se ata do të jenë më të informuar për natyrën, nevojën dhe shtrirjen e shlyerjes, si dhe veprën e Frymës së Shenjtë në rilindje. Gjithashtu, ky libër diskuton për frytet e pendimit dhe besimit ungjillor, përfshi shfajësimin vetëm me anë të besimit, birësimin në familjen e Perëndisë, bashkimin mistik të besimtarit me Krishtin, Shpëtimtarin e vet, si dhe shenjtërimin, qëndresën dhe përlëvdimin. Çfarë dhurate! Çfarë ungjilli! Ai e çliron mëkatarin, e shpëton nga ferri dhe i jep botës lajmin e mirë për jetën dhe vdekjen e Jezu Krishtit. Njohuria e përftuar nga studimi i këtij libri, e kombinuar me frytin e Frymës, do ta bëjë të shkëlqyer predikuesin e mirë dhe informues folësin e dobët. Kështu, ata do të pajisen më mirë për të mësuar të tjerët dhe për të fituar shpirtra. Soli Deo Gloria! Rekomandimi im është që ky libër të studiohet nga të gjithë ata që e marrin seriozisht predikimin e ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Kishat do të jenë më të pasura në besim dhe në gëzim nëse e bëjnë këtë. Reverendi Ian S McNaughton

.Mobi

Shkarko versionin për Kindle Amazon

.PDF

Shkarko pdf për të gjitha pajisjet elektronike

.ePub

Shkarko versionin për lexuesit eBook të formatit .ePub.