Prifti i luftës flet për paqen

(sepse në atë qytet kishin jetuar edhe të krishterë) Zabelka filloi të kishte dyshime për idenë e “luftës së drejtë” që kishte mësuar në shkollë. Këto dyshime erdhën duke u rritur derisa ai vendosi të përqafonte pacifizmin dhe të marrë pjesë në fushatën kundër përfshirjës së të krishterëve në luftëra. Në një intervistë ai tregon:

A e dije që ai avion do të hidhte bombën bërthamore?

Zabelka: Jo. E dinim vetëm se do të hidhnin një bombë ndryshe që ishte më e fuqishme, por nuk e quanim bombë bëthamore se përpara asaj dite nuk e dinim çfarë ishte.

Duke mos e ditur se çfarë ishte bomba bërthamore nuk kishe përse të këshilloje pilotët për pjesëmarrjen në këtë mision apo jo?

Zabelka: Unë nuk isha në dijeni për çfarë po përgatitej dhe besoj se kjo do të jetë mbrojtja ime edhe përpara Zotit. Megjithatë në ditën e gjykimit do të më duhet të kërkoj mëshirë për këtë çështje.

Përse shprehesh kështu?

Zabelka: Nuk them që nuk i bëra detyrat si kapelan. Mësova dhe predikova fjalën e Krishtit dhe të kishës. Për shembull, u flisja hapur ushtarakëve për të mos vrarë apo për të mos torturuar të burgosurit e luftës. Besimi i krishterë gjithmonë ka qënë kundër marrjes së jetëve civile në luftë.

Nëse një ushtar më pyeste nëse lejohet të qëllohej mbi një fëmijë, sigurisht unë do t’i thoja jo. Absolutisht jo. Do të ishte një mëkat i rëndë. Mëgjithatë nga Ishulli Tinian, baza ku isha stacionuar në vitin 1945, ngriheshin vazhdimisht avionë bombardues që shkonin dhe hidhnin bomba që ua merrnin jetën jo një fëmije të vetëm, por mijëra njerëzve civilë dhe unë asnjëherë nuk e ngrita zërin kundër.

Përse jo? E dije apo jo për shfarosjen e popullit civil?

Zabelka: Jo vetëm që e dija, por e dija me një siguri absolute. Si kapelan [tip prifti për ushtarët] më duhej të ndihmoja këta djem që po e humbnin mendjen për shkak të asaj që po kryenin në detyrë. Më kujtohet një aviator që ishte i angazhuar në bombardimin e qyteteve të Japonisë.

Ai u shtruar në spitalin e Tinianit për shkak të krizës nervore që e kaploi. Më tha që ndërsa po fluturonte në lartësinë e ulët mbi një qytet japonez, ai vuri re një fëmijë në mes të rrugës që e kishte ngritur kokën lart dhe që po e vështronte avionin me atë mahnitjen e një fëmije të pafajshme. Aviatori e dinte që për pak sekonda fëmija do të përfshihej nga flaka e bombës që tashmë ishte lëshuar.

Por përse nuk e ngriti zërin?

Zabelka: Sepse më ishte mbushur mendja që këto sulme ishin të nevojshme. Kështu thuhej nga drejtuesit ushtarakë ndërsa kisha me heshtjen e saj po e aprovonte këtë qëndrim. Ideja ishte se Zoti ishte në anën tonë. Japonezi ishte armiku dhe ne po e shpërblenim si të tillë.

Kur eca në rrënojat e Nagasakit pas luftës, shkova në vendin ku kishte qëndruar katedralja e qytetit. Mora një copë nga rrënojat. Kur e shikoj atë copën sot i lutem Perëndisë të më fali që shtrëmbërova mësimin e Krishtit. Unë e dija që populli civil po shfarosej dhe nuk predikova kundër bombardimit masiv qoftë edhe një herë të vetme.

(Artikull nga Gazeta Mesazhi 3)