Përse e lejon Zoti luftën?

Lufta i detyron njerëzit të pyesin se si mund të ketë kaq shumë egoizëm, urrejtje, smirë, hidhërim dhe inat në zemrën e njeriut. Në jetën individuale tendenca është t’i anashkalojmë këto, ose t’i justifikojmë, por kur përfshihemi në luftë nuk mund të fshihet ana e errët të shpirtit të njeriut.

Njeriun që nuk e dëgjonte Zotin në kohë rehatie, në mes të luftës shpesh herë zgjohet ndaj rëndësië së pyetjëve më të mëdha. Kështu ka qënë dhe kështu është. Njeriu kur e shikon veten keq e kërkon Zotin. Ajo çfarë më bën përshtypje më shumë, nuk është përse Zoti e lëjon luftën por se si Zoti ka durim me njeriun.

Përse njeriu i qëndron larg Perëndisë? Përse vazhdon të kërkoj atë që është e keqe njeriu. Përse nuk kthehët në rrugën e Zotit? Lufta është treguesi se sa i ligë është njeriu, por dashamirësia e Zotit shfaqet kurdoherë që përjetojmë gjerat e mira në këtë botë dhe është shfaqur në veçanti në Jezus Krishtin që vdiq për të na shpëtuar nga mëkatet tona.

Më pyet se përse Zoti i lejon luftërat? Unë të pyes: përse nuk largon prej zemrës lakminë, smirën, ligësinë dhe urrejtjen.

Martyn Lloyd-Jones predikoi këtë mesazh në mës të luftës se dytë botërore kur ai po përjtetonte bombardimin e Londrës.

(Artikulli është marrë nga Botimi 3 i Gazeta Mesazhi)