Dyfish i Çliruar

Autori: Patricia St. John

ISBN: 1857924894

Titulli i Origjinalit: Twice Freed (Christian Focus Publication, Tain 1999)

Info: 

Onesimi është skllav. Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë ai i përket dikujt tjetër, nuk drejton asnjë pjesë të jetës së tij. Vetëm një orë, kur dielli është në kulm dhe gjithë të tjerët flenë, Onesimi është i lirë. Në diellin përvëlues të mesditës ai u ngjitet humnerave të larta dhe i shpëton për një farë kohe sundimit të zotërisë së tij. Në humnerë Onesimi takon Irenën, bijën e një tregtari të pasur. Mes tyre lidhet një miqësi e fortë, saqë Onesimi digjet nga dëshira për lirinë e tij si kurrë më parë.

Megjithatë ai nuk e kupton se ku qëndron liria e vërtetë. Onesini nuk do t’ia dijë as për Jezu Krishtin dhe as për Palin, njeriun që predikon rreth tij.

Më në fund, Onesimi shpëton dhe e gjen lirinë. Ai krijon miq dhe armiq, lufton për jetën e tij si gladiator në arenën romake. A do të mbijetojë Onesimi? A do t’i kthehet Irenës për të gjetur dashuri të vërtetë dhe liri pranë Krishtit? Pse të mos e lexosh këtë libër për ta zbuluar? Ai është një nga veprat më të mira të trilluara të Patricia St. John – një histori dashurie, miqësie dhe lirie.

Patricia St. John ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer librash për fëmijë. Këta libra nuk kanë turp për karakterin e tyre të krishterë, ato janë shkruar në mënyrë të mrekullueshme. Si një nga trillimet më të mira të Patricia St. John, duhet të gjendet në raftin e librave të çdonjërit prej nesh.

Dyfish i çliruar

Shkarko librin në fërmatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)