Dashtë Perëndia

Autori: John Flavel

ISBN:

Info: “Unë do t’i thërras Perëndisë, Shumë të lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.”Psalm 57:2
Ka dy mënyra me të cilat Perëndia shfaq Veten e Tij ndaj meje – me fjalën e Tij dhe me veprat e Tij. Lavdia e madhe e veprave të Perëndisë në krijimin dhe providencën (përkujdesjen) qëndron në faktin se ato konfirmojnë atë që Ai ka thënë në fjalën e Tij të Shkruar.
Është kënaqësi e madhe të vëzhgosh providencën (përkujdesjen) për njerëzit e Perëndisë. Providenca jo vetëm i çon ata në parajsë, por gjithashtu, gjatë rrugës, sjell parajsën në shpirtrat e tyre. Perëndia më i mençur po i udhëheq të gjithë me providencën e Tij drejt portit të lavdërimit të Tij dhe lumturisë së njerëzve të Tij, megjithëse e gjithë bota është kaq shumë e zënë me drejtimin e velave duke tërhequr lopatat me një synim krejt të kundërt. Sa e madhe është kënaqësia, kur sheh se si bota bën të zbatohen qëllimet e Perëndisë duke u përpjekur t’i kundërshtojë ato; të kryhet vullneti i Tij duke u përpjekur t’i rezistojë atij; dhe të zmadhohet kisha e Tij, duke u përpjekur për ta shpërndarë atë.
Ka disa gëzime në jetën e Krishterë të cilat janë aq të mëdha sa s’mund të përshkruhen. Këto janë kënaqësitë e studimit të providencës në jetën tënde. Provoje vetë; shijoje dhe shikoje. Nuk do të duhet t’jua thonë këtë të tjerët. “Unë do t’i therras Perëndisë, Shumë të lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua” (Psalm 57:2).
Kur Davidi bëri lutjen e cituar më sipër nga Psalm 57, ishte në rrezik të vritej nga mbreti Saul (1 Samueli 24:1,2). Perëndia iu përgjigj kërkesës së Davidit duke e nxjerrë shëndoshë e mirë nga rreziku. Perëndia gjithmonë u përgjigjet lutjeve të fëmijëve të Tij. Këtë veprim të Perëndisë në të gjitha momentet e jetës sonë, si në gjërat e vogla, ashtu edhe në të mëdhatë, ne e quajmë “providencë”. Përvoja e kaluar e Davidit me përkujdesjet e Perëndisë ndaj tij i dha atij shpresë dhe fuqi për t’i thirrur Perëndisë në rrezikun e tij. Kështu, në ditët tona, të Krishterët duhet të mendojnë për mënyrën si Perëndia ka punuar për ta në të kaluarën, kështu besimi dhe shpresa e tyre do të bëhen më të fuqishme.
Por njerëzit e Perëndisë nuk mund ta kuptojnë gjithçka që ndodh me ta gjatë rrugës për në parajsë. Megjithëse Pjetri nuk e dinte se çfarë po i bënin kur Krishti i lau këmbët, atij iu tha se gjithçka do t’i bëhej e qartë më vonë (Gjoni 13:7). Kur të mbërrijmë në parajsë, do të shohim se jo vetëm që është një vend i bukur, por plus kësaj edhe bukurinë e rrugës me anë të së cilës kemi ardhur. Është njësoj si të shohësh pjesët e ndryshme të një ore. Fillimisht shohim pjesë të veçanta dhe pastaj shohim të gjithë orën të montuar bashkë, tani secila pjesë është duke punuar më gjithë të tjerat. Sa e këndshme do të ishte të shihje, në një shikim, të gjithë planin e përkujdesjes dhe arsyen e saktë për çdo veprim të Perëndisë. Megjithëse pamja jonë e tanishme është kaq e varfër në krahasim me pamjen që do të kemi nga parajsa, prapë ka kaq shumë ëmbëlsi në të sa mund ta quaj atë një parajsë e vogël.

Dashtë Perëndia

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)