1912 dhe Ungjilli

Autori: James Clarke

ISBN:

Info:

Gjashtë muaj pasi shqiponja dykrenore u ngrit më 28 Nëntor 1912 në një ballkon në Vlorë, Ismail Qemali ishte në Londër në Konferencën e Ambasadorëve. Në kohën kur ishte atje, ai shkoi për vizitë tek disa të krishterë ungjillorë anglezë ‘që t’i falenderonte për gjithë ndihmën që i kishin dhënë çështjes shqiptare’. Ata ishin ‘Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj’. Në 1912 Mid’hat Frashëri gjithashtu pohonte se ‘Shoqëria Biblike’ ishte bërë ‘e nderuar dhe e lavdëruar pothuajse nga të gjithë shqiptarët patriotë, qofshin myslimanë apo të krishterë.’ Por cilët ishin këta njerëz dhe çfarë kishin bërë ata për Shqipërinë që të meritonin lavdërim të tillë?
Pesë vjet më parë kishte ndodhur një nga ngjarjet më domethënëse në historinë shqiptare – Kongresi i Manastirit i 1908. Disa prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm aty ishin besimtarë ungjillorë shqiptarë si Gjergj Qiriazi zëvendëspresidenti i shoqërisë ‘Bashkimi’, pastor Grigor Cilka (të dy shihen në foton sipër) dhe Parashqevi Qiriazi – e vetmja delegate grua.
Edhe më parë 1908 ishin të krishterë ungjillorë të tjerë si Gjerasimi (vëllai i madh i Gjergjit), besimet dhe patriotizmi i të cilit u kombinuan për ta bërë një figurë me ndikim të madh në rizgjimin kombëtar shqiptar.
Pavarësisht se nuk është mjaft e njohur, të krishterët ungjillorë dhanë një kontribut vital ndaj Pavarësisë së Shqipërisë dhe ishin në zemër të lëvizjes patriotike për gjuhën shqipe. Për fat të keq ky kontribut u mohua gjatë komunizmit në Shqipëri dhe madje edhe sot shumë njerëz janë të paditur për pjesën që kanë luajtur ungjillorët në historinë shqiptare – shumë supozojnë në mënyrë të gabuar se ungjillorët erdhën për herë të parë në Shqipëri pas viteve 1990! Më në fund, në 2011 komuniteti ungjillor u njoh zyrtarisht si një prej pesë feve zyrtare të Shqipërisë. Shumë historianë shqiptarë dinë për historinë e ungjillorëve në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe kanë shkruar për ta, siç është historiani Xhevat Loshi, por mes shqiptarëve sot, shumë njerëz nuk janë akoma në dijeni të kësaj historie të fshehur.
Ungjillorët e marrin emrin e tyre prej Ungjillit, lajmit të mirë të Jezus Krishtit. Ky libër i shkurtër është një paraqitje e përmbledhur e pjesës që të krishterët ungjillorë shqiptarë dhe të huaj kanë luajtur në Pavarësinë e Shqipërisë dhe tregon se si Ungjilli ka qenë i ndërthurrur me historinë e popullit shqiptar. Për të kuptuar arsyen përse ka ndodhur kjo, duhet kuptuar se çfarë është Ungjilli. Në fund do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të kuptimit të tij i shkruar nga një pastor ungjillor shqiptar.

1912 dhe Ungjilli

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)

Dyfish i Çliruar

Autori: Patricia St. John

ISBN: 1857924894

Titulli i Origjinalit: Twice Freed (Christian Focus Publication, Tain 1999)

Info: 

Onesimi është skllav. Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë ai i përket dikujt tjetër, nuk drejton asnjë pjesë të jetës së tij. Vetëm një orë, kur dielli është në kulm dhe gjithë të tjerët flenë, Onesimi është i lirë. Në diellin përvëlues të mesditës ai u ngjitet humnerave të larta dhe i shpëton për një farë kohe sundimit të zotërisë së tij. Në humnerë Onesimi takon Irenën, bijën e një tregtari të pasur. Mes tyre lidhet një miqësi e fortë, saqë Onesimi digjet nga dëshira për lirinë e tij si kurrë më parë.

Megjithatë ai nuk e kupton se ku qëndron liria e vërtetë. Onesini nuk do t’ia dijë as për Jezu Krishtin dhe as për Palin, njeriun që predikon rreth tij.

Më në fund, Onesimi shpëton dhe e gjen lirinë. Ai krijon miq dhe armiq, lufton për jetën e tij si gladiator në arenën romake. A do të mbijetojë Onesimi? A do t’i kthehet Irenës për të gjetur dashuri të vërtetë dhe liri pranë Krishtit? Pse të mos e lexosh këtë libër për ta zbuluar? Ai është një nga veprat më të mira të trilluara të Patricia St. John – një histori dashurie, miqësie dhe lirie.

Patricia St. John ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer librash për fëmijë. Këta libra nuk kanë turp për karakterin e tyre të krishterë, ato janë shkruar në mënyrë të mrekullueshme. Si një nga trillimet më të mira të Patricia St. John, duhet të gjendet në raftin e librave të çdonjërit prej nesh.

Dyfish i çliruar

Shkarko librin në fërmatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)

Mishërimi i Fjalës së Perëndisë

Autori: Shën Athanasi

ISBN: 9789994355990

Info: A u bë Perëndia njeri në Jezus Krishtin? Nëse është kështu, përse? Ky libër është për të gjithë ata që e pohojnë emrin ‘i krishterë’. I shkruar nga një patriark orthodoks, i përkthyer në anglisht nga një murgeshë katolike dhe më pas në shqip nga ungjillorët, mund të bëjë më shumë se të ndriçojë të kuptuarit tënd të këtyre çështjeve. Do të duhej po ashtu të ngrohte dashurinë tuaj ndaj Krishtit dhe të ushqente shpirtin tuaj. Nëse ju nuk jeni i krishterë, por pyesni veten përse të krishterët besojnë që Jezusi ishte Perëndia i mishëruar dhe përse ka rëndësi kjo, ky libër është paramenduar që t’ju ndihmojë. E përmban ashtu letrën e Athanasit se si të përdoren Psalmet për të ndërtuar dhe pasuruar besimin tuaj në perëndinë dhe marrëdhënien tuaj me Të në besim dhe lutje. 

Mishërimi i Fjalës së Perëndisë

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)

Prifti i luftës flet për paqen

Prifti që bekoi ekuipazhin që hodhën bombën bërthamore reflekton

Para 70 vjetësh u hodhën bombat bërthamore mbi Hiroshimën dhe Nagasakin, bombat më shkatërruese që janë përdorur ndonjëherë. Këto bomba që u lëshuan nga avionët luftarakë B-29 morën jetën e mijëra e mijëra njerëzve. Njeriu që bekoi ekuipazhin e këtyre avionëve përpara se të niseshin për kryerjen e këtij misioni ishte kapalani George Zabelka.

Pasi i pa nga afër mbetjet e kishave të Nagasakit Continue reading “Prifti i luftës flet për paqen”

Vetëm kalimtar

Një turist udhëtoi për të vizituar një filozof të respektuar i cili njihej për urtësinë e tij. Vizitori vuri re që dhoma e këtij njeriu nuk kishte asgjë veç një tavolineje, një karrigeje dhe disa libra. I habitur nga kjo ai pyeti, “Ku janë mobiljet tuaja?”

Filozofi iu përgjigj, “Mobiljet e mia? Po mobiljet tuaja, ku janë, miku im?” Turisti iu përgjigj, “Mobilje? Por unë jam vetëm kalimtar këtu.” “Edhe unë”, tha filozofi. «Gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme », Bibla. Continue reading “Vetëm kalimtar”

Si mund të çlirohem?

Ne e kemi të pamundur ta bëjmë këtë gjë në fuqinë tonë. Jemi të gjithë të dobët. Ne jemi të gjithë njerëz mëkatarë dhe gjithnjë mendojmë dhe bëjmë gjëra që e zemërojnë Perëndinë. Ne e ndjekim me dëshirë rrugën e gabuar.
Si mund të shpëtohesh?

Ti duhet të pendohesh. Kjo do të thotë ta rrëfesh mëkatin dhe të kërkosh që Perëndia të të çlirojë. Duhet ta vendosësh besimin tënd te Krishti, edhe duhet t’i lutesh Perëndisë që ta bëjë të vërtetë këtë besim. Continue reading “Si mund të çlirohem?”

Përse e lejon Zoti luftën?

Burimi i luftërave është lakmia dhe smira njerëzore. Ashtu sikurse lakmia dhe smira shkaktojnë grindje midis njerëzve po në atë mënyrë ato prodhojnë konflikte midis shteteve. Bibla nuk e vë luftën në një kategori të vëçantë. Ai është veçse manifestimi i mëkatit, pasoja e mëkatit te njeriu.

“Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga lakmitë që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?” Në kohë paqeje, njerëzit e marrin lehtë jetën. Bëhen shumë optimistë për natyrën njerëzore. Por lufta dhe krizat që e shoqërojnë e zbulojnë gjendjen e vërtetë të zemrës së njeriut. Continue reading “Përse e lejon Zoti luftën?”