eLibraria

1912 dhe Ungjilli

Autori: James Clarke

ISBN:

Info:

Gjashtë muaj pasi shqiponja dykrenore u ngrit më 28 Nëntor 1912 në një ballkon në Vlorë, Ismail Qemali ishte në Londër në Konferencën e Ambasadorëve. Në kohën kur ishte atje, ai shkoi për vizitë tek disa të krishterë ungjillorë anglezë ‘që t’i falenderonte për gjithë ndihmën që i kishin dhënë çështjes shqiptare’. Ata ishin ‘Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj’. Në 1912 Mid’hat Frashëri gjithashtu pohonte se ‘Shoqëria Biblike’ ishte bërë ‘e nderuar dhe e lavdëruar pothuajse nga të gjithë shqiptarët patriotë, qofshin myslimanë apo të krishterë.’ Por cilët ishin këta njerëz dhe çfarë kishin bërë ata për Shqipërinë që të meritonin lavdërim të tillë?
Pesë vjet më parë kishte ndodhur një nga ngjarjet më domethënëse në historinë shqiptare – Kongresi i Manastirit i 1908. Disa prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm aty ishin besimtarë ungjillorë shqiptarë si Gjergj Qiriazi zëvendëspresidenti i shoqërisë ‘Bashkimi’, pastor Grigor Cilka (të dy shihen në foton sipër) dhe Parashqevi Qiriazi – e vetmja delegate grua.
Edhe më parë 1908 ishin të krishterë ungjillorë të tjerë si Gjerasimi (vëllai i madh i Gjergjit), besimet dhe patriotizmi i të cilit u kombinuan për ta bërë një figurë me ndikim të madh në rizgjimin kombëtar shqiptar.
Pavarësisht se nuk është mjaft e njohur, të krishterët ungjillorë dhanë një kontribut vital ndaj Pavarësisë së Shqipërisë dhe ishin në zemër të lëvizjes patriotike për gjuhën shqipe. Për fat të keq ky kontribut u mohua gjatë komunizmit në Shqipëri dhe madje edhe sot shumë njerëz janë të paditur për pjesën që kanë luajtur ungjillorët në historinë shqiptare – shumë supozojnë në mënyrë të gabuar se ungjillorët erdhën për herë të parë në Shqipëri pas viteve 1990! Më në fund, në 2011 komuniteti ungjillor u njoh zyrtarisht si një prej pesë feve zyrtare të Shqipërisë. Shumë historianë shqiptarë dinë për historinë e ungjillorëve në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe kanë shkruar për ta, siç është historiani Xhevat Loshi, por mes shqiptarëve sot, shumë njerëz nuk janë akoma në dijeni të kësaj historie të fshehur.
Ungjillorët e marrin emrin e tyre prej Ungjillit, lajmit të mirë të Jezus Krishtit. Ky libër i shkurtër është një paraqitje e përmbledhur e pjesës që të krishterët ungjillorë shqiptarë dhe të huaj kanë luajtur në Pavarësinë e Shqipërisë dhe tregon se si Ungjilli ka qenë i ndërthurrur me historinë e popullit shqiptar. Për të kuptuar arsyen përse ka ndodhur kjo, duhet kuptuar se çfarë është Ungjilli. Në fund do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të kuptimit të tij i shkruar nga një pastor ungjillor shqiptar.

1912 dhe Ungjilli

Shkarko librin në formatin e preferuar më poshtë:

.ePub .Mobi (Kindle) .PDF (Adobe)