Sheshi Skënderbej në Tiranë në muzg

Fondacioni AEM-Misioni Ungjillor

AEM-Misioni Ungjillor

Fondacioni AEM-Misioni Ungjillor — libra, gazeta, kalendarë dhe konferenca në shërbim të Kishës Shqiptare.

Libraria · Gazeta · Kalendari · Fjala

Shërbesat

Logoja e AEM-Misioni Ungjillor në kornizë të bardhë

Libraria

AEM ka në arkivën e saj mbi 50 tituj të librave të natyrës ungjillizuese, komentarë, libra historikë, etj. Kontaktoni zyrën tonë drejtpërdrejt ose përmes platformës online për të porositur.

Gjithashtu, ju mund të kërkoni në libraritë e krishtera në Tiranë (VUSH, Libraria Qendra Stefan dhe Qendra IGNIS). Gjithashtu ju mund të porosisni përmes këtij website-i.

eLibraria
Logoja e gazetës MESAZHI i ungjillit me pëllumb dhe degë ulliri

Gazeta Mesazhi

Gazeta Mesazhi printohet dhe shpërndahet nën kujdesin e AEM-Misioni Ungjillor si një mjet ungjillizimi në stinët e Pashkës dhe Krishtlindjes. Gazeta botohet sipas porosive të kishave dhe organizatave me një çmim simbolik që nuk kalon koston e botimit.

Për të aksesuar artikujt e gazetës në vite, ose për të marrë përditësimet për numrat e radhës, vizitoni faqen e gazetës online (www.gazetamesazhi.com).

Gazeta Mesazhi
Logoja e AEM-Misioni Ungjillor në kornizë të bardhë

Kalendari AEM

AEM printon kalendarë të formateve poster A3 dhe A4 për nevojat e kishave dhe organizatave të ndryshme. Kalendarët printohen me vargje nga Bibla dhe imazhe nga trevat shqiptare. Regjistrohuni në listat tona që të merrni lajmërimet nga AEM-Misioni Ungjillor.

Logoja e AEM-Misioni Ungjillor në kornizë të bardhë

Fjala

Konferenca Fjala organizohet në bazë vjetore në mbështetjen e AEM-Misioni Ungjillor, Illyrian Gospel Trust dhe në partneritet të ngushtë me kishën lokale. Qëllimi i konferencës është inkurajimi i predikuesve të fjalës dhe drejtuesve në Kishën Shqiptare.

Doktrina

Çfarë Besojmë?

Perëndia

  • Uniteti i Perëndisë dhe barazia e njëkohëshme hyjnore e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë; sovraniteti i Perëndisë në krijim, vullnet , dhe shpengim.
  • Hyjnia e Zotit Jezu Krisht, lindja e tij prej virgjëreshe, natyra e tij njerëzore, vepra e tij për shlyerjen e fajit për mëkatarët përmes vdekjes se tij zëvendësuese; ringjallja e tij trupore dhe ngritja në qiell; khimi i tij personalisht në lavdi.
  • Vepra e Frymës së Shenjtë per rigjenerimin, shenjtërimin, shërbesën dhe adhurimin; por jo nevojën për një ‘bekim të dytë’ për të gjithë besimtarët për shenjtëri apo pushtet.

Njeriu

  • Shthurja e plotë e natyrës njerëzore si pasojë e rënies, dhe nevoja për rigjenerim.
  • Drejtësimi i mëkatarëve vetëm përmes besimit në Zotin Jezu Krisht, mënyra alternative të shpëtimit (psh. prej priftërinjve dhe sakramenteve) nuk janë variante të vlefshme të Krishtërimit.
  • Ringjallja e trupit, gjykimi i botës prej Zotit tonë Jezu Krisht, bekimi i përjetshëm i të shpenguarve dhe ndëshkimi i përjetshëm i të ligjve.

Shkrimet

  • Frymëzimi i plotë i testament të vjetër dhe të ri në formën origjinale, dhe autoriteti final dhe mjaftueshmëria e tyre e përhershme në të gjitha çështjet e besimit dhe të praktikuarit.

Kisha dhe Shërbesa

  • Kisha universale, kreu i së cilës është Krishti, që përqafon gjithë të shpenguarit, të thirrur prej Perëndisë përmes Ungjillit dhe të lindur prej Frymës.
  • Kisha lokale, e përbërë prej besimtarëve të tillë që takohen në një vend çfarëdo; dhe miqësi mes kishash të tilla, duke manifestuar unitetin e trupit të Krishtit.
  • Rregullat e Pagëzimit dhe Darkës së Zotit siç u caktuan nga Zoti ynë Jezu Krisht, por jo sikur Pagëzimi mbart hir rigjenerues, as sikur Darka e Zotit të jetë sakrificë apo çdo gjë që përfshin ndonjë ndryshim në përbërjen e bukës dhe verës.
  • Kisha lokale si bazë për punëtorë ungjilli, AEM të jetë një bashkësi burrash dhe grash të angazhuar në punën e Ungjillit me miratimin e kishave të tyre locale. Shkrimet e lënë të mesuarit e kishës dhe ushtrimin e autoritetit mbi burrat, jashtë sferës së shërbesës së grave.

Bordi

Bordi i AEM

Portret i Paul Davies, anëtar i bordit të AEM-Misioni Ungjillor

Paul Davies

(Anëtar i Bordit)

Portret i Shaun Thompson, anëtar i bordit të AEM-Misioni Ungjillor

Shaun Thompson

(Anëtar i Bordit)

Portret i Ylli Beqiraj, anëtar i bordit të AEM-Misioni Ungjillor

Ylli Beqiraj

(Anëtar i Bordit)

Portret i James Clarke, anëtar i bordit të AEM-Misioni Ungjillor

James Clarke

(Anëtar i Bordit)

Portret i Xheladin Palushi, drejtor ekzekutiv i AEM-Misioni Ungjillor

Xheladin Palushi

(Drejtor Ekzekutiv)

© 2026 AEM-Misioni Ungjillor

Bibla Shqip